Lajme lojërash

Xiaomi prezanton levën e saj me Bluetooth për video-lojëra

Sep 24 2014
0 Shpërndarje
Xiaomi prezanton levën e saj me Bluetooth për video-lojëra

Kompania teknologjike, e cila po njeh rritje dhe zgjerim të aktivitetit të saj dita-ditës, Xiaomi, ka prezantuar një levë të re kontrolluese të dedikuar për video lojërat. Në Kinë, ku është edhe qendra kryesore e kompanisë, kjo levë do të jetë e gatshme për tu blerë brenda 48 orëve.

Çmimi zyrtar për këtë pajisje akoma nuk është bërë i ditur, por kompania për 300 blerësit e parë e ofron këtë kontrollues për vetëm 0.16 dollarë. Kjo levë punon me anë të Bluetooth dhe mund të përdoret në tabletin Mi Pad 7.9 dhe në televizorin inteligjent me sistem Android Mi TV. Është një surprizë që kjo levë nuk mbështet pajisjet më të shitura të kompanisë, përkatësisht Xiaomi Mi3 dhe Mi4. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>