Lojërat

Xbox u jep mundësinë abonentëve të saj Gold të luajnë falas të shtunën ‘Sunset Overdrive’

Nov 22 2014
0 Shpërndarje
Xbox u jep mundësinë abonentëve të saj Gold të luajnë falas të shtunën ‘Sunset Overdrive’

Microsoft zgjedh strategji tepër të veçanta për të rritur numrin e përdoruesve dhe abonentëve në Xbox One. Këtë të shtunë, Microsoft do ti lejojë të gjithë anëtarët Gold të Xbox Live të luajnë video lojën e famshme ‘Sunset Overdrive’ falas gjatë gjithë ditës. Dhe për më tepër mund të luhet loja e plotë ku përfshihet edhe ajo më shumë lojtarë. Nëqoftëse dikush vendos ta blejë këtë këtë lojë atëherë do të ruhet progresi në të gjatë kohës që është luajtur falas.

Kjo video lojë është një nga arsyet më të mira e të pasurit një Xbox One. Nëqoftëse doni ta shpenzoni kohën tuaj të lirë në një mënyre argëtuese atëherë pa dyshim ju këshillojmë të shkarkoni falas ‘Sunset Overdrive’ për 24 orë. Më pas kjo lojë do t’ju pëlqejë aq shumë sa pa hezitim do të klikoni butonin ‘bli’ për versionin me pagesë. Kjo është një ofertë tepër fantastike nga ana e Microsoft dhe dicka që padyshim do të duam ta shohim më shpesh në të ardhmen. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox
Lajmet e fundit>