Lojërat

Xbox One tejkalon shitjet e Sony PlayStation 4 gjatë “Të Premtes së Zezë”

Nov 29 2016
0 Shpërndarje
Xbox One tejkalon shitjet e Sony PlayStation 4 gjatë “Të Premtes së Zezë”

Sipas një raporti të ri, Xbox One i Microsoft ishte më popullor se PS4 i Sony në të Premten e Zezë  kur erdhi puna për shitjet online në SHBA. Një raport i liruar nga Adobe deklaron se pesë produktet elektronikë më të shitur në të Premten e Zezë ishin iPad-ët, TV-të 4K Samsung, Macbook Air, TV- të LG, dhe konsolat Xbox. Nuk u përmend se në cilin vend renditej PS4, edhe pse nuk ishte në pesëshe. Më me rëndësi është fakti se raporti i Adobe është vetëm për shitjet online.

Xbox One S dhe PS4 Slim, të cilët u shitën me të paktën një lojë, u ofruan për vetëm $250 në të Premten e Zezë, duke paraqitur mundësinë për çmimin zyrtar më të mirë ndonjëherë për secilën konsolë. Nëse e keni humbur ofertën e Xbox, Amazon po ofron një grumbull Battlefield 1 për të njëjtin çmim.

Adobe gjithashtu listoi disa produkte të vështirë për tu gjetur. Disa nga produktet që kishin më shumë mundësi që të mbaronin përfshini NES Edicionin Klasik dhe Playstation VR.

Duke shikuar të gjithë sezonin (nëntor 1-24), PS4 mbetet konsola më  e shitur, me Xbox One që vjen në vendin e dytë, sipas raportit. Për sa i përket lojërave, Pokemon Sun and Moon ishin të parët, duke u ndjekur nga “Call of Duty”, e cila me sa duket ishte një referencë tek Infinite Warfare.

Raporti bazohet në të dhënat e grumbulluara nga të dhënat anonime nga 22.6 miliard vizita në sajtet e shitjeve. Adobe deklaron se llogarit 80% të të gjithë shit-blerjeve online nga 100 shitësit kryesues të SHBA-së. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>