Lojërat

Xbox One surprizon me lancimin e një sërë lojrash të reja

Mar 9 2015
0 Shpërndarje
Xbox One surprizon me lancimin e një sërë lojrash të reja

Microsoft së fundmi ka shtuar tituj të rinj lojrash në konsolen e saj Xbox One në sajë të programit të zhvilluesve [email protected] Prurjet e reja përfshijnë lojërat Shovel Knight që u cilësua si një nga më të mira të 2014, The Fame In the Flood një lojë ku luftohet për mbijetesë nga drejtuesi artistik BioShock dhe zhvilluesit AAA, dhe Weastland 3 një projekt i suksesshëm Kickstarter. Këto janë disa nga surprizat që Microsoft bëri të ditur gjatë kësaj jave por një larmi lojrash të tjera priten të vijnë në javët në vazhdim.

Shovel Knight zë një vend special në zemrat e fansave të video lojrave. Kjo lojë, e ndërtuar nga zhvillues të apasionuar dhe tepër të talemtuar do ti bëjë lojtarët të ndihen nostalgjik. Shovel Knight do të jetë i disponueshëm në Xbox që nga muaji Prill.

The Fame in the Flood vjen nga një skuadër e përbërë prej veteranësh të BioShock që kanë sjellë gjithashtu lojra të tjera popullore si Rock Band 2, Guitar Hero, BioShock Infinite, Halo 2, Halo 3, Homefront dhe Marvel Heroes. Kjo lojë tregon historinë e një vajze dhe qenit të saj ndërkohë që ata mundohen të lundrojnë në një lum të rrëmbyeshëm për të arritur në destinacion. Kjo është një rrugë tepër e vështirë ku vajza dhe qeni duhet të luftojnë për mbijetesë. Nëqoftëse vajza vdes loja fillon nga fillimi.

Wastland 2 mblodhi më shumë se 3 milion dollar në Kickstarter në 2012, dhe vjen si pasardhës i lojës Wastland e cila u bë tepër popullore në vitin 1988. Këto dy lojra janë zhvilluar nga producenti ekzekutiv Brian Fargo. Kjo lojë do të jetë e disponueshme dhe më vonë në Play Station 4 në formës e Game of The Year.

Gjatë Konferencës së Zhvilluesve të lojrave u lancuan dhe një sërë lojrash të tjera që janë në listën e mëposhtme:

* Bedlam (RedBedlam)

* Beyond Eyes (Team17)

* ClusterPuck 99 (PHL Collective)

* Cuphead (Studio MDHR)

* Earthlock: Festival of Magic (Snoëcastle Games)

* The Flame in the Flood (The Molasses Flood)

* Fortified (Clapfoot Games)

* Game 4 (The Behemoth)

* Goat Simulator (Double Eleven)

* LA Cops (Team 17)

* Magic Duels: Origins (Ëizards of the Coast)

* Mighty No. 9 (Comcept)

* Pixel Galaxy (Serenity Forge)

* R.B.I. Baseball 15 (MLB.com)

* Rivals of Aether (Dan Fornace)

* Shadoë Blade: Reload (Dead Mage)

* Shovel Knight (Yacht Club Games)

* SMITE (Hi-Rez Studios)

* Submerged (Uppercut Games)

* Super Dungeon Bros (React! Games)

* SËORDY (Frogshark)

* The Sun and Moon (Digerati Distribution and Marketing)

* ZHEROS (Rimlight Studios)

(Game World Albanian)

Tags >

Xbox One
Lajmet e fundit>