Lajmet

Xbox One pritet të lëshohet Japoni në vitin 2014

Sep 19 2013
0 Shpërndarje
Xbox One pritet të lëshohet Japoni në vitin 2014

Konsolla e gjeneratës së ardhshme e Microsoft-it, Xbox One, pritet të lëshohet në Japoni në vitin 2014, ka konfirmuar një zëdhënës i kompanisë për Polygon.

“Xbox One lëshohet në 13 shtete më 22 nëntor dhe ne jemi në ndjekje për ta lëshuar në Japoni dhe tregjet shtesë përreth botës në vtin 2014,” tha zëdhënësi. Se sa do të kushtoj dhe ndonjë datë të caktuar të lëshimit nuk është bërë e ditur.

Hardueri i gjeneratës së ardhshme do të jetë në dispozicion më 22 nëntor në SHBA, Australi, Austri, Brazil, Kanada, Francë, Gjermani, Irlandë, Itali, Mbretëri e Bashkuar, Meksikë, Zelandë të Re dhe Spanjë.

Ai prite të shitet me pakicë në Amerikën Veriore për 499 dollarë, 429 funta në Mbretëri të Bashkuar dhe në vendet e tjera evropiane me çmim prej 499 euro.

Ishte lajmëruar gjatë konferencës për shtyp të SCEJA 2013 javën e kaluar që PlayStation 4 do të lëshohet në Japoni më 22 shkurt 2014 për 39,980 jenë dhe 43,980 jenë, së bashku me kamerën e vet Eye. Konsumatorët në atë rajon që e blejnë PlayStation 4 në lëshim do të marrin Knack-un pa pagesë. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox One
Lajmet e fundit>