Lojërat

Xbox One pa Kinect lëshohet gjatë qershorit me çmimin prej 399 $

May 14 2014
0 Shpërndarje
Xbox One pa Kinect lëshohet gjatë qershorit me çmimin prej 399 $

Në një lajmërim befasues të bërë gjatë ditës së martë, Microsoft zyrtarisht zbuloi një njësi të Xbox One që nuk ka Kinect. Sistemi është planifikuar të dalë në shitje më 9 qershor me çmimin prej 399 dollarë, duke e vendosur atë në linjë të drejtpërdrejtë të rivalitetit me PlayStation 4. Microsoft do të vazhdojë ta ofrojë njësinë standarde Xbox One me Kinect. “Ne kemi dëgjuar që ju dëshironi më tepër zgjedhje nga Xbox One.

Ju dëshironi opsione të ndryshme në lojërat dhe përvojat e juaja të argëtimit dhe ju po ashtu dëshironi opsione në përzgjedhjen tuaj të harduerëve,” tha drejtori i Xbox-it, Phil Spencer. “Për të qenë të qartë, ne iu paraqesim këtë opsion të ri të konzollës Xbox One, [sidoqoftë] Kinect mbetet pjesë e rëndësishme e vizionit tonë.” Xbox One pa Kinect është në dispozicion për t’u para-porositur që tani në Amazon, Best Buy dhe GameStop. Lajmi i ditës së martë vërtet që është befasues, pasi që ekzekutivi i Microsoft, Phil Harrison, tha gjatë muajit gusht që Microsoft nuk ka absolutisht ndonjë plan që të lëshojë Xbox One pa Kinect.

Spencer tha që më tepër se 80 për qind e të gjithë poseduesve të Xbox One në mënyrë aktive përdorin Kinect, ku mesatarisht dërgohen 120 urdhra me zë në muaj në çdo konsollë. Nëse e blini një Xbox One prej 399 dollarë dhe më vonë vendosni që ta posedoni edhe Kinect-in, Microsoft ka planifikuar që të fillojë shitjen e sensorëve si pajisje më vete gjatë vjeshtës. Çmimi nuk është zbuluar ende.

Vendimi i kompanisë Microsoft për të larguar Kinect-in nga të gjitha pakot e Xbox One do të mund të ishte një gjë problematike për zhvilluesit dhe ofruesit e tjerë të përvojave të argëtimit, pasi që ata më nuk do të jenë të sigurt që njerëzit që i zgjedhin produktet e tyre do ta kenë një kamerë Kinect. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox One
Lajmet e fundit>