Lojërat

Xbox One mundëson luajtjen e lojës derisa ajo shkarkohet në prapavijë

Jul 18 2013
0 Shpërndarje
Xbox One mundëson luajtjen e lojës derisa ajo shkarkohet në prapavijë

Njëra nga pikat më madhore të shitjes së PlayStation 4 ishte rreth asaj se sa lehtë do të ishte të bëhej kërcimi pikërisht në një lojë. Vetëm shfletoni dyqanin PlayStation për të gjetur titullin tuaj të dëshiruar dhe menjëherë filloni të luani.

Tani, duket se kjo përparësi do të zbehet, pasi Microsoft-i thotë që Xbox One mund ta bëjë të njëjtën gjë, duke iu mundësuar përdoruesve që të lojnë lojërat e Xbox Live derisa është duke i shkarkuar ato.

Derisa ndërmarrja tashmë kishte thënë që lojtarët do të ishin në gjendje që të fillonin lojërat e bazuara në disk kur janë duke i instaluar, këto ditë, Microsoft e konfirmoi për Polygon dhe Engadget që posa “një pjesë e tërë lojës” të jetë shkarkuar, poseduesit e Xbox One do të jenë në gjendje që të “kalojnë në veprim” derisa loja shkarkohet në prapavijë.

PlayStation 3 i Sony-t tashmë përdor teknikën që iu mundëson përdoruesve që të fillojnë të luajnë lojëra si The Last of Us derisa janë duke i shkarkuar shumë gigabajtë që nevojiten për këtë lojë. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox One
Lajmet e fundit>