Lajme lojërash

Xbox One kërkon internet për të punuar

Jun 7 2013
0 Shpërndarje
Xbox One kërkon internet për të punuar

Konsola e re e Microsoft-it për video lojëra në shtëpi, Xbox One, do të kërkojë një lidhje periodike interneti në mënyrë që të luajë, u shpreh ndërmarrja gjatë ditës së enjte.

Si një lloj i parakushteve për të luajtur në konsolë, Xbox One do të ketë nevojë që jetë i lidhur në internet të paktën çdo 24 orë nëse dikush dëshiron të luajë offline. Nëse një përdorues provon që t’i qaset një librarie të lojërave në Xbox One të një miku, atëherë sistemi do të kërkojë një lidhje rrjeti të paktën një herë në orë.

Microsoft tha që ka një “lidhje të vazhdueshme”, nuk është e nevojshme për lojën Xbox One, por ndërmarrja është duke e kufizuar se sa mund të luani offline. “Me Xbox One ju mund të luani offline deri 24 orë në konsolën tuaj parësore, ose një orë nëse jeni të qasur në një librari të ndarë nga libraria juaj në konsolë,” postoi ndërmarrja në faqen e vet gjatë ditës së enjte. “Luajtja offlnie nuk është e mundshme pas këtyre kohëve të cekura derisa të riarrihet një lidhje, por ju ende mund të shihni drejtpërdrejt TV dhe të shijoni filmat Blu-ray dhe DVD.”

Disa muaj përpara se të bëhej lëshimi i pajisjes Xbox One, u paraqitën thashetheme që konsola do të kërkojë qasje të përhershme në internet në mënyrë që të funksionojë. Duke e bërë këtë gjë sjell disa përparësi për lojtarin, si mundësia e Xbox One për të ruajtur një kopje dixhitale të lojës në cloud, që do t’ia mundësojë përdoruesit që të ketë qasje në librarinë e lojës nga ndonjë sistem tjetër Xbox One. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox
Lajmet e fundit>