Lojërat

Xbox One ishte top konsolla më e shitur në SHBA muajin e kaluar

Jan 17 2014
0 Shpërndarje
Xbox One ishte top konsolla më e shitur në SHBA muajin e kaluar

Ndërmarrja hulumtuese e tregut NPD tani ka regjistruar një muaj të tërë të shitjeve të PS4 dhe Xbox One në SHBA dhe ka zbuluar që konsolla e fundit e Microsoft-it është duke kryesuar tabelat e shitjeve për muajin dhjetor.

Microsoft ka dominuar prej kohësh me Xbox 360 në SHBA dhe duket që tregjet me pajisje të mjaftueshme Xbox One kanë ndihmuar kompaninë që ta marrë epërsinë gjatë fundvitit. Xbox One është shitur 908 mijë kopje gjatë dhjetorit, së bashku me 643 mijë shitje të Xbox 360. Që të dy konsollat e Microsoft-it kanë kryesuar tabelat në SHBA për çdo gjeneratë.

Shifrat nga NPD vijnë nga lajmërimet e mëparshme gjatë këtij muaji nga Microsoft dhe Sony për shitjet e konsollave të tyre gjatë vitit 2013. Microsoft tregoi që kishte shitur më tepër se 3 milionë Xbox One në vitin 2013, ndërsa Sony shiti 4.2 milionë PS4 vitin e kaluar.

Sony për momentin është duke e shitur konsollën e vet PS4 në 52 shtete, ndërsa Microsoft ende nuk e kishte zgjeruar furnizimin e vet në më tepër se 13 tregje. Sony është duke i fajësuar problemet me treg për shitjet e PS4 në SHBA gjatë dhjetorit. “Ne shitëm çdo PS4 që ishte në dispozicion për shitje me pakicë në SHBA dhe kishim mbetur pa ndonjë njësi në dhjetor për shkak të kërkesës së madhe të konsumatorëve,” thotë Dan Race nga Sony. “PlayStation 4 mbetet lideri grumbullues për shitjet e gjeneratës së ardhshme në SHBA që nga lëshimi më 15 nëntor.”

Lideri grumbullues Sony mund ta ketë fituar këtë titull për shkak të një jave shtesë të shitjeve në SHBA gjatë nëntorit, pasi që ishte lëshuar më herët, duke ia shtuar totalin e përgjithshëm për nëntor dhe dhjetor. Sony lëshoi PS4 më 15 nëntor në SHBA, ku pas një jave u lëshua Xbox One i Microsoft-it. Sido që të jetë, konsollat janë në një fillim të shkëlqyer dhe pritet që të rritet numri i shitjeve të tyre me lëshimin e lojërave të tjera për to gjatë vitit 2014. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox One
Lajmet e fundit>