Lojërat

Xbox One i afrohet PS4 në numrin e shitjeve gjatë shkurtit

Mar 16 2014
0 Shpërndarje
Xbox One i afrohet PS4 në numrin e shitjeve gjatë shkurtit

Pas raportimit për shifrat e shitjeve gjatë janarit, Microsoft-i ka arritur një sukses të lartë gjatë shkurtit, siç tregohet nga një hulumtues i tregut, i cili shfaqi afrimin e madh që e bëri konsolla Xbox One ndaj PlayStation 4. Ndonëse PlayStation 4 udhëhoqi me numrin e shitjeve harduerike gjatë muajit shkurt, sipas NPD Group, që është raportuar nga Bloomberg, ishte vetëm një margjinë e vogël e dallimit.

Sipas analistit të NPD-së, Liam Callahan, Xbox One shiti “mbi 90 për qind të asaj që ka shitur PS4 sa i përket njësive të shitura”. Por për shkak të çmimit më të lartë të Xbox One, “ai udhëhoqi shitjet sa i përket bazës së dollarëve,” shtoi ai. Microsoft, në një postim në blog, ofroi shifart e sakta, duke krahasuar shitjet e Xbox One me ato Xbox 360: “Shifrat për shkurtin të NPD Group të lëshuara para dy ditësh treguan që Xbox One vazhdon të shes në një ritëm rekord prej 258 mijë njësi të shitura në SHBA në muajin shkurt, duke tejkaluar shitjet e Xbox 360 për mbi 63 për qind në të njëjtën pikë kohore:”

As NPD e as Sony nuk treguan numrin e saktë të shitjeve të PS4 gjatë muajit shkurt. Numri i shitjeve të muajit shkurt për Microsoft-in erdhi përpara se të lëshohej titulli i vet Titanfall – që është lëshuar më 11 mars. Kështu, Microsoft mund ta përjetojë edhe një shtytje tjetër në numrin e konsollave të shitura. Disa teori për valën e madhe thonë që lojtarët që janë duke e blerë Xbox One si dëshirë për ta marrë lojën Titanfall dhe/ose konsumatorët që nuk janë në gjendje që të blejnë PS4, që ka qenë në numër të pakët në furnizim. Sony ende udhëheq në shitjet botërore. Sony tha që ka shitur 6 milionë PS4 deri më 2 mars, ndërsa Microsoft shiti 3.9 milionë Xbox One gjatë vitit 2013. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>