Lojërat

Xbox One gjatë shtatorit pritet të lëshohet në 26 shtete

Mar 19 2014
0 Shpërndarje
Xbox One gjatë shtatorit pritet të lëshohet në 26 shtete

Konsolla Xbox One e Microsoft-it ishte planifikuar të lëshohej në 21 shtete në nëntor, por kompania e ka shtyrë lëshimin për tetë tregje evropiane në atë kohë për shkak të problemeve për lokalizim.

Gjatë ditës së martë, Microsoft ka zbuluar që Xbox One do të lëshohet në 26 tregje të reja gjatë shtatorit, duke përfshirë edhe shtetet e vonuara dhe Japoninë, që është tregu vendor i PlayStation 4 të kompanisë Sony. Argjentina, Belgjika, Kili, Kolumbia, Republika Çeke, Danimarka, Finlanda, Greqia, Hungaria, India, Izraeli, Japonia, Koreja, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rusia, Arabia Saudite, Singapori, Sllovakia, Afrika e Jugut, Suedia, Zvicra, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të kenë qasje në Xbox One gjatë shtatorit.

“Ne do të kemi shumë tepër për të shpërndarë në një nivel lokal gjatë fundit të prillit,” shpjegon Larry Hryb nga Microsoft, por për momentin shtatori është muaji i përmendur për lëshim. Zgjerimi pritet të përmirësojë shitjet globale të Xbox One, që vazhdon të jetë prapa në betejën sa i përket numrit të shitjeve me konsollën PlayStation 4.

Sony ka shitur më tepër se 6 milionë njësi të PS4 në mbarë botën dhe është duke e tejkaluar konsollën e kompanisë Microsoft në tregun vendor amerikan. Microsoft së fundi e kishte bërë ofrimin e konsollave Xbox One së bashku me Titanfall për të përmirësuar shitjet e sistemit. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox
Lajmet e fundit>