Lojërat

Xbox One është dizajnuar që të jetë në dispozicion për 10 vite

Aug 6 2013
0 Shpërndarje
Xbox One është dizajnuar që të jetë në dispozicion për 10 vite

Konsolla e gjeneratës së ardhshme e Microsof-itt është përgatitur me qëllimin që të jetë në përdorim për 10 vite.

Sipas raportit nga Eurogamer, Xbox One ishte dizajnuar për të pasur një periudhë të të qenit në treg prej 10 vitesh. Duke cituar “burime brenda në Microsoft”, artikulli deklaron që dizajnimi i Xbox One ishte bazuar në një përmbledhje që e pati në mendje ciklin jetësor prej 10 vitesh, në të cilin konsolla do të rrinte në përdorim.

Si rezultat i dëshirës që konsolla të operojë në vazhdimësi për dhjetë vite, asaj do t’i kërkohej që të funksionojë me shthurjet e duhura të nxehtësisë. Nevojat për freskim të makinës kanë bërë që të prodhohet një njësi që mat 34x26x8 cm dhe funksionon “pothuajse në heshtje”. Zhurma do të ishte e dëgjueshme vetëm gjatë lojës, kur procesori AMD është shumë i ngarkuar.

Zvogëlimi i kohës së hapjes në Xbox One është listuar si një veçori kyçe të cilën Microsoft është duke e adresuar. Duke mbajtur “strukturat e lojës në RAM derisa pajisja është jo aktive” përdoruesi me gjasë do të jetë në gjendje që të luajë një lojë me kohën minimale të nevojshme për të rihapur konsollën. Microsoft më herët gjatë këtij viti konfirmoi që Xbox One do të mbështes 3D dhe 4K, ku i fundit është si version i ardhshëm i cilësisë së lartë të paraqitjes. 4K zyrtarisht është emërtuar si Ultra HD dhe synon që të zëvendësojë 1080i/p si sinjali me rezolucionin më të lartë për video përmbajtje. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox One
Lajmet e fundit>