Lojërat

Xbox One do të shitet në Azi gjatë shtatorit

Jun 13 2014
0 Shpërndarje
Xbox One do të shitet në Azi gjatë shtatorit

Microsoft ka konfirmuar që Xbox One do të dalë në shitje në valën e vet të parë të shteteve në Azi – Hong Kong, Indi, Singapor dhe Tajvan – nga 23 shtatori. Konsumatorët në këto vende do të jenë në gjendje që të blejnë sistemin e rregullt Xbox One – të plotë me konsollën Xbox One – e po ashtu edhe versionin e fuqizuar me Kinect.

Secili konsumator do ta marr pa pagesë një kontrollues pa kabllo për Xbox One dhe një periudhë prej 14 ditësh abonimi pa pagesë në Xbox Live Gold, siç është në tregjet perëndimore. Edhe Koreja edhe Japonia nuk janë përfshirë në listë dhe me gjasë do ta marrin konsollën në të njëjtën kohë sikur tregjet e tjera të Azisë më vonë gjatë këtij viti. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>