Lajme lojërash

Xbox One do të mundësojë vetë-publikimin e lojërave

Jul 26 2013
0 Shpërndarje
Xbox One do të mundësojë vetë-publikimin e lojërave

Microsoft do t’iu mundësojë zhvilluesve që të publikojnë titujt e tyre në konsollën e vet Xbox One, një lëvizje kjo që do të mund të degëzonte më tepër zhvillim në platformën e ardhshme të lojërave.

Ndërmarrja gjatë të mërkurës lajmëroi për planet që t’iu mundësojë blerësve të Xbox One që të përdorin harduerë jashtë raftit si një njësi për zhvillim, duke iu mundësuar njerëzve që të krijojnë lojërat e tyre që do të mund të publikoheshin në ballinë të dyqanit.

Në një deklaratë të lëshuar nga zëvendës presidenti i njësisë së ndërmarrjes për Xbox, në lidhje me këtë thuhet: Vizioni jonë është që çdo person të jetë një zhvillues. Që çdo Xbox One mund të përdoret për zhvillim. Që çdo lojë dhe përvojë mund të marrë përparësinë e të gjitha veçorive të Xbox One dhe Xbox Live. Kjo nënkupton vetë-publikimin. Kjo nënkupton arritjet në Kinect, cloud. Kjo nënkupton arritjet e shkëlqyera në Xbox LIVE. Ne do të kemi më tepër hollësi për programin dhe kohështrirjen në gamescom në gusht.

Këto ndryshime janë të fundit rreth konsollës Xbox One, që pritet të dalë në shitje në muajin nëntor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me çmimin prej 500 dollarësh. Muajin e kaluar, ndërmarrja zbuti programin për menaxhim të të drejtave dixhitale që kërkonte një kontrollim ditor për serverët e tyre në mënyrë që lojërat të vazhdojnë të punojnë, e po ashtu edhe si një program i shitjes që vendosi kufizime në atë se sa shpesh një lojë do të mund të ri-shitej. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox One
Lajmet e fundit>