Lajmet

Xbox One do të lançohet më 22 nëntor 2013

Sep 13 2013
0 Shpërndarje
Xbox One do të lançohet më 22 nëntor 2013

Sistemi i ri i lojërave i prodhuar nga Microsoft, Xbox One, do të lançohet nëpër dyqane duke filluar nga 22 nëntori i këtij viti.

Xbox One që kushton 499 dollarë është identifikuar si një “sistem “të gjitha në një” ku përfshihet një ndërthurje e lojërave, televizorit dhe argëtimit.” PlayStation 4 nga ana tjetër është planifikuar të vij në shitje 1 javë para Xbox One dhe pritet të kushtojë 399 $.

Xbox One vjen me një sistem të ri që i lejon përdoruesit të kryejnë shumë aktivitete të ndryshme, duke filluar nga kërkimi i filmave, shikimi i tyre në televizor dhe luajtja e lojërave. Vjen me një version të përmirësuar të sensorit Kinect të Microsoft-it, i cili përdor kontroll të veprimeve për të mbikqyrur se çfarë ndodh në ekran.

Një zëdhënës i kompanisë i tha Reuters se Xbox One ka shpërndarë shumë porosi në tregje të ndryshme. Do të jetë i disponueshëm në 13 shtete si : Australi, Austri, Brazil, Kanada, Francë, Gjermani, Irlandë, Itali, Meksiko, Spanjë, Angli, Amerikë dhe në Zelandën e Re. Për shtete të tjera do të vij gjatë muajve në vazhdim. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox One
Lajmet e fundit>