Lojërat

Xbox One arrin 2 milionë shitje

Dec 12 2013
0 Shpërndarje
Xbox One arrin 2 milionë shitje

Microsoft ka lajmëruar që shitjet në mbarë botën të Xbox One kanë arritur shifrën prej më tepër se 2 milionë konsolla, duke e sjell sistemin e ri të ndërmarrjes afërsisht në përputhje me arritjet e PlayStation 4 të Sony-t, që ka shitur 2.1 milionë konsolla javën e kaluar.

Shifra prej 2 milionë Xbox One përfaqëson njësitë e shitura tek konsumatorët. Mesatarisht, më tepër se 111,111 njësi janë shitur gjatë ditës, të përshkruara si një “ritëm që vendos rekord për Xbox” tha Microsoft. Më tepër se 1 milion sisteme ishin shitur vetëm në ditën e parë të lëshimit.

Ata që kanë blerë një Xbox One deri tani janë duke shfaqur “angazhim të pabesueshme” me sistemin, tha Microsoft. Përdoruesit kanë shpenzuar më tepër se 83 milionë orë në lojëra, TV dhe aplikacione që nga lëshimi më 22 nëntor. Duke përfshirë blerjet e lojërave dixhitale dhe videove, përdoruesit kanë qenë përgjegjës për më tepër se 1 milionë transaksione të paguara në Xbox Live deri tani.

“Ne vazhdojmë të jemi të përulur dhe të tronditur nga reagimi pozitiv nga dashamirësit tanë. Ne jemi të gëzuar duke parë shitjet e Xbox One në një ritëm që vendos rekord, me mbi 2 milionë konsolla Xbox One në shtëpi përreth botës. Kërkesa është duke tejkaluar furnizimin në 13 tregjet tona të lëshimit dhe Xbox One është shitur i tëri tek shumica e shitësve me pakicë.

Ne jemi po ashtu të impresionuar me të parë angazhimin e konsumatorëve në një varg të gjerë të lojërave dhe përvojave argëtuese në platformë, me më tepër se 1 milion transaksione të paguara në Xbox Live deri tani,” tha në një deklaratë shefi ekzekutiv për marketing në Microsoft, Yusuf Mehdi. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox One
Lajmet e fundit>