Lojërat

Xbox Live shfaq probleme në qasjen e përdoruesve, një grup i hakerëve merr përgjegjësi

Dec 2 2014
0 Shpërndarje
Xbox Live shfaq probleme në qasjen e përdoruesve, një grup i hakerëve merr përgjegjësi

Poseduesit e Xbox janë duke raportuar për vështirësi në qasje në Xbox Live dhe një grup i hakerëve me një histori të sulmimeve të shërbimeve online të lojërave është duke e marrë përsipër përgjegjësinë për rrëzimin e rrjetit. Poseduesit e Xbox One dhe Xbox 360 kanë raportuar orëve të fundit që nuk kanë qenë në gjendje të qasen në Xbox Live. Konsollat janë duke shfaqur kodin e gabimit 80151909 – që paralajmëron që një profil në Xbox Live ka dështuar në shkarkim – kur përdoruesit përpiqen të qasen.

Faqja për ndihmë rreth Xbox e Microsoft nuk shfaq që ekziston ndonjë problem momental me shërbimet e Xbox Live ose aplikacione. Grupi i hakerëve Lizard Squad treguan në Twitter që është përgjegjës për kthimin offline të Xbox Live. Grupi, që e përshkruan veten si “mbretër” të sulmeve DDoS (mohime-të-shërbimeve në mënyrë të shpërndarë), cicëroi që ishte duke e përgatitur një sulm më të madh për Krishtlindje në Xbox Live dhe që ajo ditë ishte një “dozë e vogël e asaj që do të vijë”.

Më herët gjatë këtij viti, grupi e mori përgjegjësinë për një sulm të ngjashëm në PlayStation Network të Sony-t, e po ashtu edhe për sulmet e tjera të këtij lloji drejt lojërave individuale online si Grand Theft Auto 5, LeagueofLegends, Destiny dhe më tepër. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox
Lajmet e fundit>