Lajme lojërash

Xbox Live feston 10 vjetorin me lojëra falas dhe me ulje të shumta

Nov 17 2012
0 Shpërndarje
Xbox Live feston 10 vjetorin me lojëra falas dhe me ulje të shumta

Dje u festua 10 vjetori i Xbox Live dhe Microsoft po feston me ulje të shumta në rast të këtij okazioni duke iu ofruar lojtarëve lojëra falas XBLA, si dhe ulje të shumta në disa tituj.

Anëtarët mund të shkarkojnë lojërat Kinect XBLA falas në 48 orët e ardhshme.

Ndërkohë Battlefield 1943, Castle Crashers, Fruit Ninja Kinect, Geometry Wars Retro Evolved 2, Bastion, Peggle dhe Full House Poker janë për një kohë të limituar në dispozicion për t’u shkarkuar me gjysmën e çmimit të tyre real.

“Në 10 vitet e kaluara një mesatare prej 9.4 milion njerëzish në javë përdorin lojëra multi-player në Xbox Live dhe në 10 vitet Live, afërsisht 14.5 miliardë arritje janë zhbllokuar në mbarë botën duke akumuluar një total prej 270 miliardë Gamescore.” (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox
Lajmet e fundit>