Lajme lojërash

Xbox 720 do të ketë proçesorë AMD x86

Apr 9 2013
0 Shpërndarje
Xbox 720 do të ketë proçesorë AMD x86

Sipas disa burimeve nga Bloomerang, konsola e re e Microsoft-it do të përdore procesorë AMD x86.

AMD gjithashtu mundëson procesorë edhe për Playstation 4.

Një ndryshim i tillë në këto procesorë do të thotë se lojërat e Xbox 360 nuk do të luhen dot në platformën e re.

Gjithsesi një zëdhënës i Microsoft i tha GameSpot se nuk duan të komentojnë mbi thashetheme. Ata thjesht po mendohen mbi platformën e re dhe nuk kanë lajme të tjera për të ndarë me publikun.

Me sa duket kompania ka në plan të prezantojë Xbox 720 më 21 maj. Sipas burimeve konsola do të kushtojë 500 $ ose 300 $ me rregjistrim. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox
Lajmet e fundit>