Lojërat

Xbox 360, konzolla më e shitur e vitit 2011

Jan 15 2012
0 Shpërndarje
Xbox 360, konzolla më e shitur e vitit 2011

Konzolla e Microsoftit, Xbox 360, përfundoi muajin e fundit të vitit të kaluar me një sukses tjetër.

Sipas të dhënave nga NPD, Xbox 360 ishte konzolla më e shitur në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit të kaluar, duke  shitur 2.7 milionë njësi më shumë se sa sfiduesi i vet më i afërt.

Ndërmarrja shiti më shumë se 1.7 milionë Xbox 360 gjatë muajit dhjetor, për të mbërrirë kështu majën e tabelës. Analistja nga NPD, Anita Fraizer, tha: “Xbox 360 ishte platform më e shitur për vitin, dhe dy platformat HD (360 dhe PS3) ishin dy platformat që realizuan një ngritje të njësive të shitura gjatë vitit të kaluar. Të gjitha platformat e tjera kishin rënie në njësitë e shitura në krahasim me 2010-tën.”

Sipas analistit të Wedbush, Michael Patcher, shitjet e Wii shënuan rënie prej 55% vit-për-vit.

Sa i përket anës softuerike, Modern Warfare 3, Just Dance 3 dhe The Elder Scrolls V: Skyrm ishin lojërat më të shitura gjatë muajit dhjetor dhe gjatë tërë vitit 2011./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>