Lojërat

Xbox 360 i ardhshëm do të shtojë monedhat lokale

Aug 17 2013
0 Shpërndarje
Xbox 360 i ardhshëm do të shtojë monedhat lokale

Ditët e Pikëve Microsoft janë të numëruara. Zyrtari i lartë i produktit në Microsoft, Marc Whitten, shpjegoi në një postim në blog në Xbox Wire, që sistemi kontrovers monetar do të zëvendësohet nga monedha lokale në Xbox 360 përgjatë përditësimit të sistemit të ri.

“Ky ndryshim ishte një rezultat i drejtpërdrejtë i reagimit të konsumatorëve,” tha Whitten. “Ju na treguat neve që ju doni të jeni në gjendje të blini gjëra duke përdorur para në vend të pikëve, dhe ne ju dëgjuam.”

Whitten tha që qëllimi është që të bëhet kalimi “sa më lehtë që të jetë e mundur”.

“Pas përditësimit të sistemit të ardhshëm të Xbox 360, kur ju shkoni të blini diçka ose të shpaguani një kartë të Pikëve Microsoft ose kodin në konsollën tuaj me llogarinë tuaj Microsoft, ne do të shtojmë në llogarinë tuaj një sasi të monedhës të barabartë ose më të madhe se sa vlera e Pikëve tuaja Microsoft në Tregun e Xbox, të cilat do të largohen.”

Bërja e një blerjeje përgjatë Xbox 360 do të jetë “më shpejt dhe më lehtë se kurdoherë më parë,” shtoi Whitten. Përmbajtja do të paraqitet në monedhën lokale, kështu që përdoruesit nuk do të kenë nevojë të kryejnë llogaritje për të përcaktuar shpenzimet.

Kartat për Pikët Microsoft do të vazhdojnë të pranohen “deri tek njoftimi tjetër,” tha Microsoft.

Pikët Microsoft kanë qenë në përdorim që nga dalja e Xbox Live dhe nuk kanë mbetur pa kritika. Në vend se të përdoret monedha reale në botë, Microsoft adoptoi një sistem të vetin monetar, ku 400 Pikë Microsoft janë të barabarta me 5 dollarë. Për më tepër, Microsoft shet pakot me pika në shumëfisha të 400-shit, shpesh duke i lënë lojtarët me pikët e tepërta pas blerjes së përmbajtjes që dëshirojnë. (GameWorld Albanian)

Tags >

xbox 360
Lajmet e fundit>