Lojërat

WoW: Cataclysm lansohet në treg

Dec 7 2010
0 Shpërndarje
WoW: Cataclysm lansohet në treg

Paketa kryesore këtë javë ishte loja World of Warcraft: Cataclysm nga Blizzard Entertainment. Ekspansioni i tretë i kësaj loje të bazuar në massively online role-playing, Cataclysm shton një mori tiparesh të reja për titullin. Në mes ndryshimeve është edhe ridizajnimi i përgjithshëm i të gjitha mjediseve në lojë. Azeroth është shkatërruar, dhe vendet e njohura kanë ndryshuar në mënyrë drastike, duke e bërë të vjetrën përsëri të re. Seria me rradhë gjithashtu shton edhe nivelin maksimal në 85 duke shtuar dy raca të reja për titullin: goblin-ët dhe worgen-ët.

Cataclysm është vazhdim i pjesës së quajtur Burning Crusade të 2007-tës dhe Wrath of the Lich King të vitit 2008. Para se të lansohej Burning Crusade, Blizzard tha se qëllimi ishte lansimi i këtyre zgjerimeve vjetore të bazuara në storjen që po zhvillohet në lojë, por cikli i lansimeve është afruar një në çdo dy vjet që nga atëherë.

{youtube}ldXM9AFe46Q{/youtube}

Loja e Warcraft ka arritur vitin e 16-të të ekzistimit të saj kur Cataclysm ka arritur lojtarët e etur të martën. Duke folur për GameSpot rreth kohës së ditëlindjes së 15-të, dizajneri kryesor i Blizzard, Jeff Kaplan tha, “Unë sinqerisht besoj se ka ide mjaft bindëse për të mbajtur WoW dhe ta mbajmë aktiv për aq kohë sa Interneti ekziston.”

Serverët tani janë aktiv, dhe shumica e lojtarëve të etur vetëm se kanë arritur nivelin e 85-të dhe po i shijojnë ambientet e reja./gameworld.al

Lajmet e fundit>