Lojërat

World of Warcraft: Legion është shitur 3.3 milion herë në 24 orët e para

Sep 10 2016
0 Shpërndarje
World of Warcraft: Legion është shitur 3.3 milion herë në 24 orët e para

Loja më e re World of Warcraft: Legjioni ka shitur miliona kopje që në ditën e parë të debutimit njoftoi zhvilluesi Blizzard. Legion e cila është pakoja e gjashtë e ekspansionit të World of Warcraft ka shitur më shumë se 3.3 milion kopje më 30 Gusht, ditën edhe kur doli në treg.

Është po i njëjti rekord vendosur nga ekspansioni i 2010-tës Kataklizma. Natyrisht me çdo version të ri të Warcraft, Blizzard raporton edhe një rritje të numrit të lojtarëve. Këtë herë kompania vendosi ta mbajë të fshehtë.

“Është një emocion i vërtetë të shikosh lojtarët ndërsa dalin në gjueti ndaj djajve, marrin fuqi nga artifaktet dhe eksplorojnë zona të reja në Legjion,” tha shefi ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi i Blizzard Mike Mohaime.

“Kemi punuar shumë për të ndërtuar versionin më të mirë të Warcraft dhe në javët në vijim do të ofrojmë kronologjinë e ngjarjeve epike të Warcraft Legion.” Përditësimi i parë i Legjionit do të vijë me arnimin 7.1 i cili quhet “Rikthimi në Karozan”.

Gjithashtu Blizzard ka publikuar një aplikacion mobil për Legjionin. Përmes tij pëdoruesit mund të eksplorojnë kërkimet e tyre, të menaxhojnë ndjekësit dhe të kërkojnë përmirësime të karaktereve.

Versionet e kaluara të World of Warcraft kanë qenë: Kryqëzata Përvëluese, Tërbimi i Mbretit Lich, Kataklizma, Mjegulla e Pandarias dhe Lordët e Luftës së Draenorit. (Gameworld Albanian)

Lajmet e fundit>