Lojërat

World of Warcraft: Cataclysm godet dhjetorin

Oct 4 2010
0 Shpërndarje
World of Warcraft: Cataclysm godet dhjetorin

Harrojeni 2011. Cataclysm, ekspansioni që na bëri ta pritnim me padurim do të dale më 7 dhjetor për PC dhe Mac.

Cataclysm është ekspansioni i tretë me rradhë i World of Warcraft, duke lënë paraardhësit tjerë si Burning Crusade dhe The Wrath of the Lich King, dy prej të cilave së bashku me të ashtuquajturën “vanilla” apo World of Warcraft do të jenë të nevojshme për ta gëzuar të rejën.

Mike Morhaime, shefi i Blizzard e ka përshkruar Cataclysm si “një re-kreacion i botës origjinale të Azeroth, e plotesuar me aventura të reja epike të nivelit të lartë për lojtarët veteranë, si dhe një përvojë e ridizajnuar për fillestarët.”

Ekspansioni, që është në beta për momentin do të përmbajë poashtu edhe disa freskime, me qëllim për t’i bërë të gjitha nivelet e përmbajtjes të paraqiten me ndryshime të reja. Ekspansioni gjithashtu do ta rris levelin maksimal në 85.

Përmbledhja zyrtare nga Blizzard:

“Në Cataclysm, fytyra e Azeroth do të ndryshohet përgjithmonë nga kthimi i dragonit të korruptuar Deathwing. Lojtarët do të kenë mundësi të eksplorojnë zonat e rikrijuara të Azeroth që janë të mbushura me aventura të reja. Në përpjekje për t’i mbijetuar katastrofës së planetit, dy raca të reja do të bashkohen në luftën midis Alliance dhe Horde që janë Worgen dhe Goblins. Si lojtarë të 5 levelëve të reja, ata do të zbulojnë vende të sapo krijuara dhe pas një kohe të luftës për pushtet, do të ballafaqohen me fytyrën e Deathwing në betejë për ta përcaktuar fatin e botës.”

Ekspansioni do të ketë një çmim prej 40$ dhe do të punoj në Windows XP, Vista, Windows 7 dhe Mac. Edicioni i koleksionit do të ketë një çmim prej 80$.

Lajmet e fundit>