Lojërat

World of Warcraft arrin në 12 milion abonentë

Oct 7 2010
0 Shpërndarje
World of Warcraft arrin në 12 milion abonentë

Numri i abonentëve të lojës MMORPG  të Blizzard Entertainment ka arritur në një nivel të ri të fuqishëm, pas paraqitjes së pjesës së re Lich King. Siç kemi paralajmëruar në www.gameworld.al, pjesa e radhës për World of Warcraft, ajo Catalysm do të paraqitet me 7 dhjetor.

Kanë kaluar pothuajse 5 vite qysh prej se loja masive multiplayer online role-playing game e quajtur World of Warcraft është paraqitur në rafte të dyqaneve, por askush nuk mund të vë në pikëpyetje suksesin e këtij titulli që po vazhdon edhe sot.

Blizzard Entertainment sot ka bërë të ditur se numri i abonentëve të World of Warcraft ka tejkaluar shifrën prej 12 milion, duke shënuar në këtë mënyrë numrin më të madh që ka publikuar ndonjëherë në treg Blizzard.

Blizzard ka thënë se rezultati është arritur pas paraqitjes në Kinë të pjesë së dytë shtesë Wrath of the Lich King, për World of Warcraft. Megjithatë duhet theksuar se rritja në këtë MMORPG ka qenë në përgjithësi statike gjatë kohëve të fundit. Në janar të vitit 2005 numri i abonentëve ishte 5 milion. Në janar të vitit 2007, ajo shifër arriti në 8 milion, dhe në korrik kërceu në 9 milion. Në janar të vitit 2008, abonentët arritën në 10 milion dhe më vonë gjatë atij viti u bë kalimi edhe në 11 milion. Dhe më në fund pas dhjetorit  të vitit 2008, kur u bë i ditur numri i abonentëve prej 11.5 milion, sot kjo kompani ka bërë të ditur 12 milion abonentë.

Pjesa e tretë shtesë me radhë për World of Warcraft, e quajtur Cataclysm, është momentalisht në beta version dhe pritet të paraqitet për PC dhe Mac me 7 dhjetor. Ajo do të jetë vazhdimësi e Burning Crusade të vitit 2007 dhe Wrath of the Lich King të viti 2008. (www.pcworld.al)

 

Lajmet e fundit>