Lajme lojërash

World of Tanks merr një formë për futboll për Kupën e Botës 2014

Jul 11 2014
0 Shpërndarje
World of Tanks merr një formë për futboll për Kupën e Botës 2014

Me rastin e zhvillimit të Kupës së Botës në futboll në Brazil, Wargaming do të paraqes një formë të re të futbollit në World of Tanks ku lojtarët do të shkojnë kokë më kokë në një ndeshje futbolli mes tankeve.

Forma e Kampionatit Botëror të Futbollit është në dispozicion deri më 13 korrik dhe përmban një tank të posaçëm të përgatitur për lojën e futbollit, arritjet e reja dhe lojën e re të bazuar në skuadër.

Kjo formë përmban ndeshjet 3 përballë 3 në një version të ripunuar të fushës së futbollit të Himmelsdorf dhe takimet zgjasin nga shtatë minuta. Lojtarët duhet të synojnë që të shënojnë gola duke përdorur makinat dhe predhat e tyre.

Përdoruesit të cilët e provojnë këtë formë gjatë muajit të ardhshëm do të shpërblehen me medaljen e Lojtarit të Futbollit për vitin 2014. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>