Lojërat

Wolfenstein

Sep 30 2012
0 Shpërndarje
Wolfenstein

Wolfenstein është një lojë FPS fantashkencë-horror e zhvilluar nga Raven Software në bashkëpunim me id Software, Endrant Studios dhe Pi Studios dhe e publikuar nga Activision. Loja është një vazhdim i serisë së Return to Castle Wolfenstain dhe përdor motorrin e id Tech 4.

Loja doli në treg në vitin 2009, më 18 gusht në Amerikën e Veriut, Australi më 19 gusht dhe në Europë më 21 gusht për PC, PlayStation 3 dhe Xbox 360.

Historia ëshë e vendosur në një qytet fiktiv, Isenstadt, në të cilën forcat Naziste kanë marrë kontrollin total në mënyrë që të marin disa kristale Nachtsonne të nevojshm për të aksesuar dimensionin e “Black Sun”.

Në zhvillimin e lojës, ndodhitë në Isenstadt bëhen të çuditshme (ushtarët gjermanë kthehen në krijesa super të fuqishme etj). Vendet e ngjarjeve përfshijnë kanale, taverna, spitale, fshatra, minierë e nëndheshme, kishë, qendra e SS, kështjellë dhe shumë vende të tjera.

Lojtari kontrollon Kapitenin B.J. Blazkowicz i cili ka marrë një respekt shumë të madh gjatë ngjarjeve të numrit të kaluar. Lojtari duhet të kalojë përmes një lufte gjigande në mënyrë që të marë një objekt për të ndaluar, të përfundojë në duart e gabuara.

Loja ka marrë shumë pak vlerësime dhe shqyrtime ku GameRankings e vlerësoi lojën me 75% ndërsa Metacritic 74/100. GameRadar i dha një vlerësim goxha të mirë, duke parë rreth historisë së lojës, prej 8/10 ndërsa IGN dhe GameSpot vetëm 7.3 dhe 7.5/10, respektivisht. (GameWorld Albanian)

Wolfenstein

Lajmet e fundit>