Lojërat

Windows 8.1 ka probleme me kontrollimin e mouse-it gjatë lojërave

Nov 3 2013
0 Shpërndarje
Windows 8.1 ka probleme me kontrollimin e mouse-it gjatë lojërave

Lojtarët që bëjnë kalimin e PC-ve në Windows 8.1 janë ndeshur me probleme në lidhje me kontrollin e mouse-it gjatë kohës që luajnë lojëra. Edhe Microsoft-i e ka pranuar problemin gjatë kësaj jave.

Deri tani nuk dihen rrethanat në të cilat ndodh ky problem dhe menjëherë ankesat kanë vërshuar në faqen e Microsoft-it, ku përdoruesit e prekur po diskutojnë për mënyra të ndryshme për ta zgjidhur në shumë postime.

Ndërkohë, Microsoft-i është shprehur se nuk ka gjetur ende një zgjidhje. “Fillimisht, falenderojmë komunitetin e lojtarëve për përshtypjet e detajuara që na kanë dhënë. Nuk kemi ende një datë se kur mund të lançohet rregullimi përkatës pasi po punojmë ende për ta zgjidhur sa më parë problemin,” shkruan një prej moderatorëve të forumit të Microsoft-it.

Kompania u shpreh se problemet haseshin nga loja që po luhej, mënyrat e inputit të mouse-it apo elemente të tjera. Microsoft-i i ka kategorizuar ato si çështje “mouse lag”. Ajo që vihet re është për shembull kërcimi i kursorit para dhe prapa, lëvizja e mouse-it nuk përkon me distancën që ai përshkruan në ekran, si dhe probleme me reagimin dhe kohën e përgjigjje së tij.

Windows 8.1 është i disponueshëm zyrtarisht në Windows Store prej 17 tetorit dhe është ndeshur me disa probleme për disa përdorues në tablet apo PC, veçanërisht edhe gjatë proçesit të instalimit. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>