Android

Vjen modeli që bën bashkë GTA IV dhe Flappy Bird

Mar 3 2014
0 Shpërndarje
Vjen modeli që bën bashkë GTA IV dhe Flappy Bird

Një model i ri ka sjell botën e Flappy Bird dhe Grand Theft Auto së bashku dhe rezultatet janë të mahnitshme. Përdoruesi në YouTube me emër “taltigolt” ka bërë publikimin e një videoje duke theksuar krijimin e një modelit nga “julionib” dhe “quechus13”, ku rregullat e Flappy Bird-it janë aplikuar për Grand Theft Auto IV.

Në video, shihet protagonist i i GTA IV Niko Bellic i cili ka të veshur një maskë të stilit të Flappy Bird dhe që fluturon përgjatë botës, duke goditur këmbësorët në kokë për të fituar pikë. Vrapimi në objekte si shtyllat e telefonit nënkupton që ju vdisni dhe pikët e juaja fillojnë nga zero.

Flappy Bird origjinal, është larguar nga vetë zhvilluesi nga dyqanet e aplikacioneve gjatë muajit shkurt sepse krijonte shumë varësi. Dhe modeli në GTA IV tani e mban atë frymë të gjallë. Ndonëse kushtet janë të ndryshme, goditja e këmbësorëve në kokë s’është gjë e lehtë, sepse ata janë gjithmonë në lëvizje, ndërsa tubat e gjelbër të Flappy Bird-it nuk lëviznin aspak. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>