Lajme lojërash

Video loja Temple Run 2 shkarkohet 20 milionë here në katër ditët e para

Jan 22 2013
0 Shpërndarje
Video loja Temple Run 2 shkarkohet 20 milionë here në katër ditët e para

Temple Run 2 është lëshuar këtë fundjavë, duke marrë më tepër se 20 milionë shkarkime në katër ditët e para sa ka qenë në dispozicion në dyqanin App Store të Apple.

Sipas zhvilluesit Imangi Studios, vazhdimi i video lojës u bë top aplikacioni pa pagesë vetëm tetë orë pasi u lëshua. Loja për iOS, në të cilën vrapuesit provojnë të ikin nga një majmun i keq, gjigant, është po ashtu aplikacioni i tretë, falë blerjeve brenda aplikacionit që rrisin shkathtësitë e karakterit dhe përmirësojnë mundësitë e tyre të vrapimit të distancës më të mirë personale.

Një version për Android i kësaj loje pritet të lëshohet gjatë ditës së martë

“Reagimi nga dashamirësit ka qenë hutues”,- tha në një deklaratë gjatë ditës së hënë, bashkë-themeluesi i Imangi, Keith Shepherd.

“Ne jemi të emocionuar që lojtarët duan më tepër nga universi i Temple Runit dhe ne shpresojmë të rrisim dhe zgjerojmë lojën gjatë muajve të ardhshëm.” Temple Run origjinal ishte shkarkuar më tepër se 170 milionë herë në App Store-in e Apple, Google Play dhe Amazon Marketplace, tha ndërmarrja.

Një version për Android i kësaj loje pritet të lëshohet gjatë ditës së martë. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>