Lojërat

Video loja GTA Online’s Heists pritet të vijë në fillim të 2015, publikohet traileri

Dec 17 2014
0 Shpërndarje
Video loja GTA Online’s Heists pritet të vijë në fillim të 2015, publikohet traileri

Zyrtarisht GTA Online’s Heist është duke ardhur. Dje është shfaqur traileri i kësaj video loje të shumëpritur nga publiku. Pas lajmërimit në fillim të këtij viti, informacionet mbi GTA Online’s Heists kanë qenë tepër të pakta. Zhvilluesit thonin rregullisht se ishin duke punuar mbi këtë lojë, por ata asnjëherë nuk zbulonin se në çfarë faze ishin realisht përgatitjet. Kjo sigurisht shkaktoi shumë zemërim tek fansat.

Me lajmin e sotëm ky zemërim mund të jetë zbutur ndopak. Traileri dhe disa imazhe të video lojës janë mirëpritur nga publiku i gjerë sidomos fansat. Heists që shfaqet në klip duket tepër fantastik. Kjo lojë do të jetë e disponueshme në Play Station 4, Xbox One, Play Station 3, dhe Xbox 360 në fillimin e vitit të ardhshëm. (GameWorld Albanian)

Tags >

GTA
Lajmet e fundit>