Lojërat

Video loja: Cold War

Jul 2 2012
0 Shpërndarje
Video loja: Cold War

aCold War është një lojë e zhvilluar nga studio çeke, Mindware Studios dhe e publikuar nga DreamCatcher Games.

Loja është e ngjashme me Splinter Cell, e cila përdor sistemin aksion- fshehtësi gjatë historisë së saj. Loja ka një karakteristikë të veçantë ku lojtari përdor objekte të padobishme për të krijuar mjete dhe armë.

Gjithashtu, historia e lojës që përqëndrohet rreth një gazetari, nuk ka ndonjë levizje akrobatike për lojtarin. Një tjetër aspekt i lojës është se lojtari mund të bëj disa lëvizje për ta fituar lojën. Loja doli në treg me 27 shtator 2005, në Amerikën e Veriut për Microsoft Windows dhe Xbox.

Historia e lojës zhvillohet në vitin 1986, dhe ndjek historinë e gazetarit Matthew Carter i cili e gjen veten e tij në mes të një komploti ndërkombëtar që ka si qëllim të kontrollojë Bashkimin Sovjetik. (GameWorld Albanian)

Tags >

Cold War
Lajmet e fundit>