Lajme lojërash

Veteranët e Microsoft-it dizajnojnë një makinë të re të lojës 64-bitëshe për PC, PS4 dhe Xbox One

Oct 25 2013
0 Shpërndarje
Veteranët e Microsoft-it dizajnojnë një makinë të re të lojës 64-bitëshe për PC, PS4 dhe Xbox One

Veteranët e studiove Firaxis dhe Microsoft kanë formuar Oxide Games, që është një ndërmarrje e pavarur e përkushtuar në ndërtimin e makinave të reja 3D të gjeneratës së ardhshme, duke përfshirë një makinë të re të lojës me shumë bërthama 64-bit për harduerin e PC-së me Windows, Xbox One dhe PS4.

E quajtur Nitrous, kjo makinë e re mbështet Punën në të Njëjtën Kohë dhe Modelin e Ruajtjes, veçori kjo e cila automatikisht bën ruajtjen nga bërthama e procesorit e cila është në gatishmërinë më të madhe, duke qenë në dispozicion për një numër të madh të objekteve të përgatitura mirë në 3D.

“Në shumicën e lojërave moderne, lojtarët mund të shohin disa modele unike, të përgatitura me përpikëri në 3D në ekran në të njëjtën kohë,” tha bashkë-themeluesi i Oxide, Tim Kipp, në një deklaratë të përgatitur. “Kjo është për shkak se makinat e tanishme 3D janë 32-bitëshe dhe mbështeten në një “fije kryesore” për të folur me GPU-në. Nitrous, për dallim, ishte dizajnuar nga zeroja për të qenë një makinë shumë-bërthamore 64-bitëshe. Nitrous do të ruajë numrat epikë të njësive dhe burimeve të dritës në një ekran në një kohë të dhënë.”

Një numër i zhvilluesve tashmë janë përkushtuar në përdorimin e Nitrous në titujt e tyre të ardhshëm. Kjo përfshin zhvilluesin dhe publikuesin Stardock Entertainment, i njohur më së miri për titujt strategjikë për PC, Sins of a Solar Empire, Galactic Civilizations dhe Fallen Enchantress. Hollësitë e plota për makinën e re mund të gjenden këtu. (GameWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>