Lojërat

Versioni Wold of Warcraft 6.1 do të mbërrijë javën e ardhshme

Feb 23 2015
0 Shpërndarje
Versioni Wold of Warcraft 6.1 do të mbërrijë javën e ardhshme

Është përfolur shumë, kjo falë kamerës selfie, dhe tani kemi një datë zyrtare lëshimi. World of Warcraft 6.1 do të hyjë në fazën e lëshimit të përgjithshëm që nga data 24 Shkurt. Me pak fjalë përgatituni. Që nga e dita e Marte e javës që po afron do të vëreni ndryshime të dukshme në ambjentin e kësaj video loje.

Do të ballafaqoheni me imazhe më reale. Përditësimi i plotë mund të gjendet në faqen zyrtare të World of Warcraft(Wow). Përditësimet përveç përmirësimit të kamerës përfshijnë edhe një model të ri të karakterit Elf, funksionalitete të shtuara të garnizioneve, risi në ndërfaqe dhe një sistem të ri objekt me vlerë. Gjithashtu ky përditësim sjell edhe integrimin e rrjetit social Twitter. Për më shumë ju ngelet të prisni gjer me datë 24 ku mund të shijoni edhe risitë e reja. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>