Lojërat

Versioni “retail” i lojës Terraria

Jan 28 2012
0 Shpërndarje
Versioni “retail” i lojës Terraria

A keni luajtur ndonjëherë Terraria? Nëse jo, atëherë le ta përshkruajmë me pak fjalë – është një lojë mjaft e mirë. Vetëm në rast se nuk u qartësuan mjaftueshëm gjërat, kjo lojë është një version i lojës mjaft të njohur, Minecraft, për zhvendosje anësore në 2D. Dhe ka mundësi për shumë lojëtarë. Ky funksion për shumë lojtarë nuk sikur “lëshojeni java-n në një konzollë dhe shpresoj që dikush do të mund të lidhet”.

Çdoherë që ju mendoni se i keni kuptuar gjërat në Terraria, do ta merrni vesh se ju vetëm e keni gërvishtur sipërfaqen. Kjo lojë ka NPC, pajisje të veçanta, sistemi për zejtari dhe gjëra të tjera. Është mjaft lojë e mirë dhe nuk është për t’u çuditur se pse Relogic ka arritur shifrën prej 1 milion lojtarëve.

Tani është edhe versioni “retail” i lojës Terraria – që është një version i veçantë i cili përmban një poster, karta që mund të mblidhen, një mbajtëse e çelësva dhe një pajisje shtesë në lojë. Çmimi i tanishëm i këtij versioni në Britani të Madhe është njëzet funta, ndërsa, nëse i kthejmë funtat në euro dhe dollarë kemi 23.8 euro, përkatësisht 31.45 dollarë. Terraria del në shitje në Britani të Madhe më 16 mars./gameworld.al

Lajmet e fundit>