Lojërat

Versioni për PC i Fable 3 do të vonohet

Mar 8 2010
0 Shpërndarje
Versioni për PC i Fable 3 do të vonohet

Gjersa ishte paraparë që versionet për Xbox 360 dhe PC të Fable 3 të lansohen së bashku me 26 tetor, Microsoft ka bërë të ditur se versioni për PC do të shtyhet për një datë të pacaktuar.

“Versionet për konzolë dhe PC tani kanë data të ndryshme të paraqitjes në treg për shkak se ne po fokusohemi për të ndërtuar eksperienca të përshtatura për secilën platformë” tha një përfaqësues i Microsoft për IGN. “Ne nuk po paralajmërojmë një datë të paraqitjes për versionin PC të Fable 3, por prisni që shumë shpejt ta bëjmë këtë”.

Pavarësisht se Microsoft nuk ka cituar ndonjë problem në fazat e zhvillimit për vonesa, Peter Molyneux së fundi tha se zhvillimi i Fable 3 është “shumë, shumë i vështirë” dhe shkaktar i kësaj është edhe madhësia e lojës. “Ka më shumë vrima, vrima aktive sesa në cilindo lojë në histori të Microsoft Game Studios dhe një ekip prej mbi 100 njerëzisht është duke punuar pandërprerë për t’i reduktuar ato” tha ai.

Kjo arsye që për vonesë që u prezantua sot nga Microsoft ka kuptim, ndërsa Fable 3 për Xbox 360 është ende e sigurt për paraqitje me 26 tetor.

 

Lajmet e fundit>