Lajme lojërash

Veçoria e shpërndarjes së qasjes në lojërat në Steam tani në dispozicion për të gjithë

Mar 4 2014
0 Shpërndarje
Veçoria e shpërndarjes së qasjes në lojërat në Steam tani në dispozicion për të gjithë

Gjatë shtatorit Valve kishte lëshuar një version të vogël beta të veçorisë së re të shpërndarjes dhe tani kjo veçori është në dispozicion për të gjithë.

Shërbimi iu mundëson përdoruesve që ta shpërndajnë tërë koleksionin e tyre të lojërave me shokë dhe familjarëve deri tek 10 pajisje të autorizuara. Nëse e shihni një shok ose anëtar të familjes duke luajtur një lojë që doni ta provoni, ju mund t’i dërgoni atyre një porosi duke kërkuar autorizim.

Loja ruhet dhe mbërritjet gjatë lojës do të mbesin të ndara, por shërbimi nuk punon për çdo lojë të Steam-it – lojërat që kërkojnë një abonim pa pagesë ose çelës të palës së tretë nuk janë të qasshme nëpërmjet kësaj veçorie të shpërndarjes. Llogaria juaj mund të qaset nga vetëm një përdorues në një kohë, kështu që sa herë që jeni duke e shpërndarë një lojë, ju nuk do të jeni në gjendje që vetë t’i qaseni asaj. (GameWorld Albanian)

Tags >

Stream
Lajmet e fundit>