Lajme lojërash

Veçoria e re TVii iu mundëson përdoruesve që të “shkarravisin” në televizorët e tyre

Sep 9 2013
0 Shpërndarje
Veçoria e re TVii iu mundëson përdoruesve që të “shkarravisin” në televizorët e tyre

Nintendo ka paraqitur një veçori të re për shërbimin TVi të Wii U që iu mundëson përdoruesve të “shkarravisin” çfarëdo lloj gjëje mbi televizionin e tyre.

Opsioni i ri “TV Tag” përdor një veçori “Doodle” të cilën përdoruesit mund ta përdorin për të vizatuar ose pikturuar në momentet e tyre të parapëlqyera nga programet që i shohin përgjatë sistemit.

Nintendo lëshoi një pamje të veçorisë së re, duke treguar që përdoruesit do të kenë madhësi të brushave dhe ngjyra të ndryshme në dispozicion, e po ashtu edhe editues të tekstit për të lënë komente.

Nintendo TVii funksionon me kabllo dhe ofruesit e shërbimeve satelitore, e po ashtu edhe me shërbime për transmetime si Hulu dhe Netflix. Përdoruesit duhet të kenë një abonim në këto shërbime për ta përdorur Nintendo TVii, por nuk ka nevojë për ndonjë pagesë ose pajisje shtesë.

Shikuesit e TVii mund të përdorin GamePad për të bashkëvepruar me të tjerët duke komentuar në momente të posaçme televizive dhe t’i shpërndajnë ato me të tjerët nëpërmjet Miiverse, Facebook dhe Twitter. (GameWorld Albanian)

Tags >

TVii
Lajmet e fundit>