Lajme lojërash

Valve zyrtarizon punën në Steam për Ubuntu 12.04 Linux

Jul 19 2012
0 Shpërndarje
Valve zyrtarizon punën në Steam për Ubuntu 12.04 Linux

Ofrimi i lojërave Valve për Linux po lëviz përpara realitetit të saj me zhvillimin e Steam për Linux. Skuadra që punon në Linux në fillim do të fokusohet në përshtatjen për Ubuntu 12.04, me lojëra si Left 4 Dead 2 që do të lansohet pasi të jetë përfunduar platforma. Kompania mund të mbështesë shpërndarës tjerë, por tani për tani do të përqëndrohet në përfeksionimin e përvojës së përdoruesit në Ubuntu.

“Për shumë kohësh, Gabe ka qenë i interesuar në mundësinë e lëvizjes së Steam dhe motorrit të lojërave Source në Linux” sipas blogut. “Në atë kohë, kompania përdorte Linux që përkrahte serverët e bazuar në Linux dhe gjithashtu duke ruajtur disa serverë të brendshëm (që luanin me një server Ubuntu 64-bit) për disa projekte. Në 2011 ne vendosëm të ndërmerrnim hapin tjetër dhe të krijojmë një skuadër të re.”

Në muajin gusht të 2011, Valve deklaroi se ajo nuk po punonte në Linux. Që atëherë megjithatë, të dy janë lidhur disa herë, më së fundmi në prill kur Valve konfirmoi se çfarë donin të dëgjonin përdoruesit e Linux: Steam për Linux po punohej.

Kompania premtoi se do të azhurnonte blogun e vet rregullisht si njëri ndër zhvillimet po bënin progres dhe ka ftuar pjesëtarë nga publiku që të postonin kritika (feedback), opinione dhe ide me email. “Ne gjithashtu ju inkurajojmë të lini komente dhe ide për postime të ardhshme. Në duam që ky të jetë komuniteti i zhvillimit të lojërave, duke komunikuar me njëri-tjetrin dhe duke marrë përpjekje aktuale dhe të ardhshme për një mjedis të fuqishëm dhe krijues.”

Pyetja që shtrohen tani është: a munden që përpjekjet e Valve, nëse janë të suksesshme, të rrisin potencialisht numrin e desktopëve Linux? (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>