Lajme lojërash

Valve shton opsionin e raportimit të etiketave për lojërat në Steam

Feb 20 2014
0 Shpërndarje
Valve shton opsionin e raportimit të etiketave për lojërat në Steam

Më herët gjatë kësaj jave, Valve implementoi versionin testues beta për Steam Tags, që është një veçori e cila iu mundëson përdoruesve të Steam që bashkërisht ta bëjnë shoqërimin e etiketave të reja për lojëra.

Kjo ishte synuar për të ndihmuar përdoruesit në gjetjen e lojërave të duhura për përdoruesit në bazë të shijeve dhe interesimeve të tyre duke kërkuar për koncepte të ndryshme, por siç sugjeron etiketa “kontrolloni privilegjin tuaj” në Gone Home, disa përdorues janë duke ndërmarrë një rrugë ndryshe. Valve ka përditësuar që atëherë betan për t’u marrë me etiketat problematike të vendosura nga përdoruesit.

Përditësimi sjell një funksion të raportimit, që është synuar të jetë si rrugë për të raportuar etiketat që janë ofenduese, abuzuese, jo-ndihmuese, që kanë të bëjnë me gjëra dëmtuese ose të papërshtatshme për lojën për të cilën janë vendosur.

Etiketat e reja do të përdoren po ashtu nga më tepër përdorues se më parë në mënyrë që të shfaqen në seksionin e etiketave të popullarizuara. Në rast se ndonjë etiketë jo e përshtatshme është përdorur dhe ka arritur të vendoset në seksionin e etiketave të popullarizuara, ajo do të duhet të aprovohet për shumë lojëra përpara se të listohet në tabin “Për Ju” që i orienton përdoruesit. (GameWorld Albanian)

Tags >

Valve
Lajmet e fundit>