Lojërat

Valve premton integrimin e Steam Link në televizorët e rinj të Samsung

Oct 13 2016
0 Shpërndarje
Valve premton integrimin e Steam Link në televizorët e rinj të Samsung

Steam Link, paisja e cila ofron lojërat kompjuterike të platformës Steam të Valve në televizorët nëpërmjet në lidhjeje interneti do të integrohen në një të ardhme të afërt në televizorët Samsung.

Njoftimi u bë publikë ditën e sotme gjatë konferencës Steam Dev Days. Me këtë integrim nuk do të jetë më i nevojshëm blerja e Steam Link apo kabllove HDMI. Në të vërtetë akoma do të keni nevojë për një kompjuter të fuqishëm për të luajtur lojërat si dhe një internet të shpejtë.

Gjithashtu do tu duhet një kontroller për të luajtur lojërat si Steam Controller i cili kushton 49,99 dollar. Përmban katër butonë tradicionalë dhe dy trackpad-e që kanë saktësinë e një mausi.

As Valve e as Samsung nuk ofruan afat të televizorëve të rinj. Gjatë konferencës në fjalë, Valve prezantoi një kontroller të ri për realitetin virtual të HTC Vive. (PCWorld Albanian)

Tags >

Steam
Lajmet e fundit>