Lojërat

Valve paraqet një mënyrë të re për t’i luajtur lojërat e PC-së në shtëpinë tuaj

May 26 2014
0 Shpërndarje
Valve paraqet një mënyrë të re për t’i luajtur lojërat e PC-së në shtëpinë tuaj

Valve ka lajmëruar që veçoria e transmetimit brenda-shtëpisë, që iu mundëson përdoruesve të transmetojnë lojëra nga një kompjuter kryesor në çfarëdo forme në shtëpinë tuaj, tani është në dispozicion për të gjithë përdoruesit e Steam-it, ku numri i tyre llogaritet të jetë diku rreth 75 milionë sosh.

Më parë, veçoria ishte në dispozicion vetëm për disa përdorues. Njëra nga përfitimet kryesore nga transmetimi brenda-shtëpisë nga Steam është që mund të luani lojërat tuaja për PC në një kompjuter me pajisje më të dobëta sepse ato lojëra në fakt nuk janë duke u luajtur në atë kompjuter, por vetëm duke u transmetuar në të. Videot dhe audiot transmetohen nga kompjuteri juaj përgjatë rrjetit tuaj.

Shërbimi për transmetim brenda-shtëpisë i Steam punon po ashtu përgjatë platformave, duke ju mundësuar që të transmetoni një kompjuter me Windows në një kompjuter që përdor OS X, Linux ose SteamOS. Në të ardhmen Valve thotë që do t’iu mundësojë makinave me OS X, Linux dhe SteamOS që të mbajnë transmetime.

Duke përdorur shërbimin e ri të transmetimit të Steam brenda shtëpisë, ju edhe do të mund ta mbërthenit laptopin ose PC-në tuaj me pjesë jo edhe aq të avancuara në TV-në tuaj dhe të transmetoni në të lojëra duke përdorur formën Big Picture të Steam-it. Mbërritja e transmetimit brenda shtëpisë vjen përpara lëshimit të Steam Machines dhe Steam Controller, që janë planifikuar të vijnë më vonë gjatë këtij viti. Ju mund të lexoni më tepër për transmetimin brenda shtëpisë të Steam në uebfaqen e Valve-s. (GameWorld Albanian)

Tags >

Valve
Lajmet e fundit>