Lojërat

Valve ju mundëson të votoni për lojërat që do të lansohen në Steam

Jul 14 2012
0 Shpërndarje
Valve ju mundëson të votoni për lojërat që do të lansohen në Steam

Valve ka njoftuar për një veçori të re që do t’ju mundësoj lojtarëve të votojnë se cilët tituj lojërash të paraqiten në Steam.

Aktualisht, kompania ka një grup të brendshëm që përcakon se cila lojë do të ofrohet në shërbim, por meqë Valve nuk punëson psikolog, kjo gjë mund të jetë e vështirë për të kënaqur komunitetin.

Zhvilluesit shpresojnë të zgjidhin problemin në fund të gushtit me “Steam Greenlight”, i cili do të përdor sistemin e paraqitur nga Steam Workshop tetorin e ardhshëm. Workshop-i lejon lojtarët të vlerësojnë dhe komentojnë në përmbajtjet, si artikujt e Team Fortress 2 dhe TES: V Skyrim mods. “Komuniteti duhet të vendosë se çfarë loje do të dalë,” thotë Valve. “Pas së gjithash, është komuniteti ai që do të vendos se çfarë loje do të dalë dhe ku ata do të shpenzojnë para për të.”

Zhvilluesit do të jenë në gjendje të paraqesin lojëra, përfshirë konceptin e punës dhe versionet e kaluara të ndërtimit, pa asnjë kosto- edhe pse duhet të thuhet se një llogari Steam pa limit do të kërkohet (një llogari që zotëron të paktën një lojë).

Edhe pse shume reagime pozitive nuk e dëmtojnë shansin që një lojë të miratohet, Valve siguron zhvilluesit se atyre nuk do t’ju duhet domosdoshmërisht një numër i caktuar votash që loja të lansohet. “Numri specifik i votave për një lojë nuk ka rëndësi aq sa ka interesi rreth saj krahasuar me lojërat e tjera në Steam Greenlight.” përfundon deklarata e Valve. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>