Lojërat

UNIQUE fiton Assasin Creed Winter Tournament

Dec 1 2010
0 Shpërndarje
UNIQUE fiton Assasin Creed Winter Tournament

Unique ka arritur ta rrëmbej vendin e parë në Assasin Creed Winter Tournament.

Duket se prej fillimit ekipi UNIQUE kishte këtë synim për ta fituar turneun. Kjo edhe ndodhi. Ata jo me shumë vështërsi arritën që ta mposhtin bacardi në finale dhe të titullohen KAMPION i turneut. Ata treguan se ky ekip i ri do formoj histori në skenen vendore dhe do jetë një frikësim për të gjithë ekipet kosovare.

Ata në mapen e parë, që ishte de_dust2, arritën që në pjesën e parë ta shkelnin bacardi me një rezultat të thell prej 13-2, duke i lënë kështu atyre vetëm 2 pikë të vetme. Në pjesën e dytë pasi fituan pistol-round morrën edhe dy rundet e rradhës për ta përmbyllur rezultatin në 16-2.

Pas turpërimit në mapen e parë, bacardi në inferno u këndellen dhe e morrën më me seriozitet lojën dhe pjesën e parë duke e fituar me rezultat 10-5 në favor të tyre, ndërsa në pjesë të dytë UNIQUE kthehet përsëri në lojë duke i treguar bacardi se janë një ekip i fort dhe kan ardhur në Fushë Kosovë për ta fituar këtë turne, prandaj edhe pjesën e dytë e përfunduan bindshëm me rezultat prej 11 pikësh duke i’u lënë atyre hiq më shumë se 2 runde dhe duke fituar me rezultat 16:12.

Pra me 2 mapa të fituara, UNIQUE zyrtarisht fiton Assasin Creed Winter Tournament

Neve na mbetet që t’iu falenderohemi Organizatorëve të Assasin Creed Winter Tournament pasi që nuk munguan asnjë minut duke na dhuruar të gjitha detajet rreth turneut që po organizohej atje. Menaxhimin e rezultateve, demove në mënyrë mjaft të mirë.

Jeni gati për turneun e rradhës? Nëse po, sigurohuni t’i përcillni risitë e reja që po vinë për GaneWorld CS Tournament Vjeshtë dhe që do të mbahet në gjysmën e dytë të muajit.

Lajmet e fundit>