Lojërat

uNique fitojnë GameWord CS Tournament Vjeshtë

Dec 27 2010
0 Shpërndarje
uNique fitojnë GameWord CS Tournament Vjeshtë

Si çdo turne edhe turneut “GameWorld CS Tournament Vjeshtë” të sponzoruar nga Albvision i erdhi fundi me të gjitha befasitë e tij.

Ishte një turne mjaft interesant, ku së fundi pamë një finale fantastike ndërmjet ekipit eXplode dhe atij uNique.
Kjo finale mund të thuhej me gjithë fjalën finale pasi ishte një rivalitet i vërtetë ndaj ekipeve për të arritur medaljen e më të mirit.

Me eXplode të cilët të parët arritën në finale, rrugëtuan shumë deri në atë pikë pasi u duhej të mposhtnin ekipe si: ForgotteN, Art Of War dhe Undead.
Ndërsa finalistët e dytë, pra uNique kishin rrugë të njejtë dhe paska më të vështirë duke mposhtur ekipe si: select.gc në grupe, Forever në grupe, dhe pastaj Forever përsëri në gjysmëfinale për të ju bashkuar eXplode në finale.

Një finale e cila mund të quhej si një finale e vërtetë filloi në mapën de_dust2.
Pas kinfe-round, eXplode vendosën të zgjedhen si CT ndërsa uNique si TT. Pasi u bë nisja e lojës, pistol-round i takoj eXplode ku arritën të arrinin rezultatin në 1-0. Pastaj edhe 3 rundët e ardhshëm ishin krejtësisht të ekipit eXplode ku arritën të qonin rezultatin me 4-0 në favor të tyrin. Por, kjo ishte aq sa treguan eXplode si CT, pasi uNique ju kundërpërgjigjën me 11 runda të njëpasnjëshëm duke përmbyllur pjesën e parë të ndeshjes me 11-4 në dobi të ekipit uNique.
Pas ndërrimit të anëve eXplode treguan dhëmbët e tyre duke fituar përsëri pistol-round dhe dërguan rezultatin deri në 11-1 dhe dukej se gjithçka mbaroi aty, pasi atyre ju duhej vetëm një rund për të përmbyllur ndeshjen për mapën e parë. Por, ashtu nuk ndodhi pasi uNique shumë shpejtë i morri ekipit të eXplode 3 runda dhe vendosi rezultatin 11-4 në favor të eXplode dhe në përgjithësi 15-15, dhe më pas për përcaktimin e fituesit në mapën e parë duheshin vazhdimet.
eXplode ishin thjeshtë më të freskët për vazhdime ku si TT morrën të gjithë rundët, pra 3 dhe menjëherë pas ndërrimit të anëve ata morrën dhe një rund për të fituar mapën e parë me rezultat prej 19-15.

Demo e finales, eXplode vs uNique (dust2)
Demo e finales, eXplode vs uNique (train)
Demo e finales, eXplode vs uNique (nuke)

Pas fitores në mapën e parë nga eXplode, dukej se ata do të fitonin dhe mapën e dytë me lehtësi por ashtu nuk ndodhi. Mapa e dytë u përcaktua të ishte de_train.
Si të parët CT pamë të vendosur uNique e si TT ekipin e eXplode. Gjithçka ishte e barazpeshuar dhe fituesi për pjesën e parë nuk dihej në asnjë çast. Në fund të pjesës së parë shihnim një rezultat shumë të ngushtë me 8 runda të fituar nga uNique dhe 7 nga eXplode. Në këtë rast u prit që të jetë një lojë shumë e fortë dhe pritej që eXplode të fitonin me lehtësi pasi kishin përparësi si CT.
U bë ndërrimi i anëve dhe nuk ndodhi që eXplode të fitonin përsëri pistol-roundin, pasi uNique e fituan atë me shumë lehtësi. Rezultati shkoi deri në 3-0 për uNique dhe u prit që eXplode të rikthente gjithëçka por ajo gjë nuk ndodhi. uNique vazhdoi për mrekulli dhe grumbulloi edhe 5 runda tjerë për të bërë rezultatin 8-0 dhe për të fituar mapën e dytë me një rezultat të përgjithshëm prej 16-7 në favor të uNique ku dhe u barazua gjithçka.

Gjithçka pritej të vendosej në mapën e tretë. Të vendosej se kush do të ishte më i miri i GameWorld CS Tournament Vjeshtë.
Mapa vendimtare doli të ishte de_nuke. eXplode filluan si CT e uNique si TT, por eXplode përsëri dështuan duke humbur pistol-round dhe pastaj gjithcka ishte në anën e ekipit uNique. eXplode me gjithë ato vështirësi pas humbjes së pistol-roundit arritën të fitonin 6 runda duke i lënë uNique 9 për të përmbyllur pjesën e parë të mapës së tretë dhe vendimtare për fituesin e GameWorld CS Tournament Vjeshtë.
eXplode ishin shumë të ftohur nga loja dhe përsëri humbën pistol-roundin, dhe aty dukej se ata mund të humbnin gjithçka. uNique pas fitimit të rundit të parë ishin thjeshtë të pandalshëm dhe të pakontrollueshëm në lojën e tyre, pasi arritën me shumë lehtësi t’i fitonin 8 rundët e nevojshme për fitore duke mos i lënë eXplode as 1 rund të fituar. Nga ky rezultat shokues për eXplode, uNique mbyllën dhe mapën e tretë me rezultat prej 16-6 dhe në përgjithësi 2-1 me mapa për t’u shpallur fituesit e GameWorld CS Tournament Vjeshtë.

Lajmet e fundit>