Lojërat

Uncharted: Drake’s Fortune

Oct 7 2012
0 Shpërndarje
Uncharted: Drake’s Fortune

Uncharted: Drake’s Fortune është një lojë aksion-aventurë e zhvilluar nga Naughty Dog dhe e publikuar nga Sony Computer Entertainment për PlayStation 3.

Loja kombinon tiparet e aksion-aventurës me elementët e enigmes dhe akrobacirave në një prespektivë në vetën e tretë. Loja ndjek historinë e Nathan Drake, pasardhësi i supozuar i Francis Drake. Ai është në kërkim të thesarit të humbur të El Dorado, me ndihmën e gazetares Elena Fisher dhe mentorit Victor “Sully” Sullyvan.

Në fillim u lajmërua në E3 në 2006-n, por loja u zhvillua një vit më vonë dhe u lançua në fund të vitit 2007. Loja u prit shumë mirë nga kritika, si një nga lojërat më të mira të vitit, duke vlerësuar arritjet e saj teknike dhe vlerat e larta të prodhimit.

Loja arriti të shesë më shumë se 1 milion kopje në 10 javë dhe u bë pjesë e titujve Best-Selling të Platinium Range.

Loja e Uncharted ka karakteristikat e aksion-aventurës dhe akrobacirave dhe luftimeve të ndryshme përgjatë saj. Nate mund të notoj, hidhet, të kapet dhe të ecë përmes rrugëve të ngushta dhe të hidhet nga një litar në tjetrin dhe pa harruar veprimet akrobatike të cilat e lejojnë të ecë në zona të dryshme.

Kur përballet me armiqë lojtari mund të përdor armë të ftohta si dhe armë të lufte. Nathan mund të mbajë vetëm një pistoletë dhe çiftë në të njëjtën kohë. Gjatë lojës përfshihen dhe makina të ndryshme si varka apo automjete.

Loja mori një vlerësim nga GameRankings dhe Metacritic përkatësisht 89.70% dhe 88/100. IGN i dha notën 9.1, GameSpot 8, ndërsa Game Informer 8.75/10. (GameWorld Albanian)

Tags >

Uncharted
Lajmet e fundit>