Lojërat

Uncharted 3: Drake’s Deception

Jun 12 2012
0 Shpërndarje
Uncharted 3: Drake’s Deception

Uncharted 3: Drake’s Deception është një lojë aksion-aventurë me pamje në vetën e tretë ku lojtari vishet me rrobat e protagonistit Nathan Drake. Loja është pjesa e tretë e serive të Uncharted, e krijuar nga Naughty Dog. Loja doli në treg më 1 nëntor, 2011 për Play Station 3.

Loja tregon protagonistin Nathan Drake dhe mentorin Victor Sullivan duke udhëtuar nëpër vende të tilla në botë si shkretëtira e Rub’ al Khali në kërkim të legjendës së Qytetit të Humbur “Iram of the Pillaris”, që përmëndet në Kuran. Elena Fisher dhe Chloe Frazez kthehen në serinë e tretë të Uncharted.

Drake, si edhe në seritë e kaluara, është në gjendje të hidhet, të vrapojë, notojë, dhe të bëjë akrobacione tjera të cilat e ndihmojnë atë në udhëtimin e tij në kërkim të objektivit final. Gjithashtu, përveç vështirësive të lojës për të arritur në vendin e caktuar, loja përfshinë dhe zgjidhjen e shumë enigmave dhe mistereve të ndryshme në mënyrë që lojtari të shënojë progres në lojë.

Uncharted 3 ka fituar shumë çmime si “Loja e Vitit” (Game of the Year) për grafikën, aktrimin e personazheve, cilësinë në kualitet dhe historinë e lojës dhe arriti të shes mbi 3.8 milionë kopje qysh në ditën e parë të debutimit. (GameWorld.al)

Lajmet e fundit>