Lojërat

Uncharted 2: Among Thieves

Oct 10 2012
0 Shpërndarje
Uncharted 2: Among Thieves

Uncharted 2: Among Thieves është një lojë aksion-aventurë e zhvilluar nga Naughty Dog dhe e publikuar nga Sony Computer Entertainment për PlayStation 3.

Loja është vazhdimi i serisë së vitit 2007 dhe kombinon tiparet e aksion-aventurës me elementët e enigmes dhe akrobacirave në një prespektivë në vetën e tretë. Loja në fillim u shfaq dhe u njoftua për dalje më 1 dhjetor 2008, por zyrtarisht u njoftua në janar të vitit 2009 nga Game Informer dhe u lançua në treg në tetor të 2009-s.

Një sukses i vërtetë komerçial, i quajtur nga Metacritic, dhe një nga lojrat më të mira të vitit 2009 duke fituar çmime si Game of the Year nga IGN, Eurogamer, Game Informer, Joystiq, Kotaku, Giant Bombs, AIAS, X-Play, Game Developers Choice Award dhe Spike Video Game Awards për vitin 2009.

Ashtu si dhe në numrin e kaluar, Nathan karakterizohet nga të njëjtat aftësi dhe loja gjithashtu është në prespektivën e vetës së tretë. Drake mund të mbajë deri në dy armë një dorëshe dhe një armë që kërkon të dyja duart.

Drake mund të fshihet pas mureve dhe të gjuaj ndërsa ecën, gjithashtu ndërsa ai është i pa shikuar nga armiqtë mund të performojë vrasje të fshehta dhe pa zhurmë duke i bërë më të lehtë infiltrimet e tij. Gjithashtu duhen përmëndur enigmat e shumta dhe të vështira që lojtari duhet të zgjedhë në mënyrë që të ecë në historinë e lojës.

Loja ka marrë një vlerësim prej 96% nga Metacritic dhe GameRankings duke u parë si loja e vitit 2009. GameSpot i dha notën 9.5 ndërsa IGN e vlerësoi po me të njëjtën notë. Game Informer e cilësoi si lojën më të mirë dhe padyshim i dha notën 10. (GameWorld Albanian)

Tags >

Uncharted
Lajmet e fundit>