Lojërat

Ulja e çmimit të Xbox One përcillet me kërkesa më të mëdha për këtë konsollë

May 24 2014
0 Shpërndarje
Ulja e çmimit të Xbox One përcillet me kërkesa më të mëdha për këtë konsollë

Kanë kaluar vetëm nëntë ditë që kur Microsoft lajmëroi për uljen e çmimit për Xbox One, por shitësi me pakicë GameStop është tashmë duke përfituar nga ky lajmërim. Gjatë një raporti për fitimet e arritura, presidenti i GameStop, Tony Bartel tha që kompania është duke parë “kërkesa më të shumta” për Xbox One që nga java e kaluar. “Unë përfundimisht mendoj që ne tashmë jemi duke parë në dyqanet tona me programin tonë të rezervave e po ashtu edhe nga dialogu me anëtarët e PowerUp Rewards që ka kërkesë më të madhe si rezultat i uljes së çmimit,” tha Bartel. “Lajmi i mirë për ne është… ne do të shesim shumë më tepër njësi.” “Dhe kjo nënkupton që do të jenë edhe më tepër njësi të Xbox One për ta vendosur softuerin,” tha Bartel. Kjo është e rëndësishme në veçanti për shkak se margjinat e GameStop-it janë më të mëdha për softuerë se sa që janë për harduerë.”

Xbox One me çmimin e ri prej 399 dollarë, që nuk e ka sensorin Kinect, është planifikuar të lëshohet më 9 qershor. Për të kuptuar më saktë, do të na duhet të presim më vonë gjatë këtij viti kur GameStop raporton fitimet për tremujorin e dytë fiskal. Dhe nuk është vetëm GameStop që tregon gjëra pozitive pas zbritjes së çmimit të Xbox One. Edhe publikuesi i Assassin Creed, Ubisoft, edhe kompania mëmë e Grand Theft Auto, Take-Two, mendojnë që lëvizja është një gjë e mirë, pasi që duhet t’i ndihmojë njësitë e Xbox One që të futen në treg.

Po ashtu gjatë raportimit, një analist pyeti nëse biznesi i GameStop ka parë ndonjë ndikim të rëndësishëm si rezultat i shitësit me pakicë Wal-Mart që u fut në hapësirën e lojërave të përdorura gjatë muajit mars. CEO Paul Raines tha që sfiduesit kanë dalë në të kaluarën dhe GameStop gjithmonë ka mbetur mbreti i tregut të dorës së dytë. Nuk ka ndryshim për Wal-Mart, tha ai. “Ne jemi në Teksas kështu që unë duhet të them që nuk është problemi ynë i parë,” tha Raines. “Ne nuk kemi parë ndonjë ndikim nga sfiduesit tanë që i janë futur hapësirës së përdorur. Unë do të ju inkurajoja që të shkoni të bëni disa tregti tek të gjithë sfiduesit tanë, sepse unë mendojë që të gjithë ata janë në biznesin tregtar. Ne kemi një njohuri të thellë se si duket ekzekutimi i të gjithë atyre sfiduesve dhe nuk kemi ndonjë ndikim nga ta.” GameStop kishte arritur të hyra në vlerë prej 2 miliardë dollarë për çerekun që përfundoi më 3 maj dhe kishte shënuar fitime prej 68 milionë dollarësh falë shitjeve të shumta të Xbox One dhe PlayStation 4. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox One
Lajmet e fundit>