Lajme lojërash

Ubisoft shet 8 milionë kopje të lojës Watch Dogs

Jul 13 2014
0 Shpërndarje
Ubisoft shet 8 milionë kopje të lojës Watch Dogs

Loja e famshme Watch Dogs është hedhur në treg për përdorim në muajin maj të këtij viti. Kjo lojë është krijuar posaçërisht për pajisjet e lojërave Playstation, Xbox dhe PC. Që nga dita që Ubisoft prezantoi lojën Watch Dogs ajo është bërë loja më e shitur. Vetëm për një javë shitjet e kësaj loje tejkaluan shifrën e 4 milionë njësive. Ubisoft ka përditësuar përsëri shifrat, ku sipas kompanisë deri tani janë shitur mbi 8 milionë njësi, dhe kjo sigurisht falë performancës së shkëlqyer të lojës Watch Dogs.

Shefi ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi i Ubisoft u shpreh se në historinë e kompanisë, Watch Dogs është loja më e shitur. Gjatë tremujorit të parë të këtij viti kompania arriti të mbledhë një sasi të madhe të ardhurash falë suksesit të lojës Watch Dogs. Të ardhurat e saj tejkaluan shifrën e 360 milionë dollarëve, që është një rritje me 374% krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>